ZYRTARE: Lucas Digne prezantohet të klubi i ri

10:59 | 13 Janar 2022

Aston Villa ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Lucas Digne nga Everton.

Francezi është transferimi i dytë për skuadrën e Steven Gerrard pas Philippe Coutinhos.

Ishte skuadra angleze që përmes një komunikate zyrtare konfirmoi transferimin e kompletuar të francezit.

“Aston Villa është e lumtur të njoftojë transferimin e Lucas Digne nga Everton”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, raportohet se transferimi i Digne ka kushtuar hiq më pak se 30 milionë euro.

Komento: