ZYRTARE: Luis Enrique largohet nga stoli i kombëtares së Spanjës

13:19 | 08 December 2022

Luis Enrique nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Spanjës.

Kombëtarja e Spanjës ka mbetur pa trajner, pasi sot kanë ndarë rrugët me selektorin Luis Enrique.

Faqja zyrtare e RFEF ka njoftuar se Lucho nuk do të jetë më në krye, duke falënderuar trajnerin për kontributin e tij.

Luis Enrique me Spanjën arriti në gjysmëfinale të Euro 2020, kurse në Botërorin 2022 u eliminua në 1/16, në ndeshjen ndaj Marokut.

Roberto Martinez përmendet si një nga opsionet që mund ta zëvendësojë trajnerin Luis Enrique.

Komento: