ZYRTARE: Manchester City firmosë me sulmuesin e talentuar

21:36 | 20 Gusht 2021

Vjen firma, Manchester City “blindon” sulmuesin e talentuar.

Drejtuesit e Manchester City ka rinovuar me një talent të skuadrës. Kampionët e Anglisë kanë firmosur sot kontratën e re me Liam Delap, sulmuesin 18-vjeçar.

Adoleshenti anglez ka firmosur deri në verën e vitit 2026 me “Cityzens”, teksa debutoi me ekipin e parë falë Pep Guardiolës në shtatorin e vitit të kaluar.

Lojtari me origjinë nga Irlanda ka luajtur me kombëtaret e moshave të Anglisë (U15-U19), ndërsa sezonin e ardhshëm shpreson të përfitojë sa më shumë minuta te City.

Komento: