Tashmë edhe zyrtarisht është bërë e ditur se Manchester United ka nënshkruar me lojarin e njohur, Odion Ighalo.
Ighalo do të vazhdojë qëndrimin e tij në ‘Old Trafford’, përtej marrëveshjes aktuale për huazim.
Nigeriani do të jetë i huazuar tashmë deri në janarin e vitit 2021.
Huazimi i parë i Ighalo kishte skaduar dje, pasi kontrata e lojtarit vlente vetëm deri më 31 maj.
Pak minuta më parë ishte paralajmëruar marrëveshja mes palëve, kurse tashmë gjithçka është zyrtare.