ZYRTARE: Manchester Unitedi shkarkon Erik ten Hag

13:08 | 28 October 2024

Manchester Unitedi e ka shkarkuar trajnerin Erik ten Hag, ka raportuar gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano.

Sipas tij, vendimi është i menjëhershëm, pasi Unitedi u mposht të dielën si mysafir nga West Ham.

“Ne i jemi mirënjohës Erikut për gjithçka që ka bërë gjatë kohës së tij me ne dhe i urojmë mirë për të ardhmen. Ruud van Nistelrooy do të marrë përgjegjësinë e skuadrës si trajner i përkohshëm, i mbështetur nga ekipi aktual i trajnerëve, derisa do të rekrutohet një trajner i përhershëm”, thuhet në njoftimin e ekipit.

Aktualisht, Unitedi renditet i 14-i në tabelë me 11 pikë të tubuara në 9 ndeshje. I ka 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Komento: