Bennacer nënshkruan kontratë të re me Milanin
Ismael Bennacer zyrtarisht ka nënshkruar një kontratë të re me Milanin, duke e zgjatur qëndrimin e tij me klubin deri në qershor 2027, ka konfirmuar klubi italian.
Mesfushori 25-vjeçar algjerian iu bashkua kuqezinjve në verën e vitit 2019 nga Empoli për rreth 17.2 milionë euro dhe u bë një pjesë kyçe e skuadrës së Stefano Piolit në kryeqytetin e Lombardisë.
Bennacer ka impresionuar me Kuqezinjtë dhe ka krijuar një partneritet të mrekullueshëm në mesfushë me Sandro Tonalin.
Siç raportohet nga TMW, Bennacer tani ka nënshkruar rinovimin e kontratës së tij me Milanin, duke e lidhur atë me klubin deri në qershor 2027. Marrëveshja e tij e re do ta shohë atë të fitojë rreth 4.2 milion euro neto në sezon plus 300,000 euro shtesa. Një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh do të bëhet aktive në verën e vitit 2024.
Bennacer ka bërë 129 paraqitje në të gjitha garat për Milanin, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë tetë asistime.
Ai kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh më të mirë në Evropë, duke përfshirë Liverpool dhe Manchester United.