AC Milan ka konfirmuar se sulmuesi i Primavera, Lorenzo Colombo ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2024.
Këtë vit 18-vjeçari ka bërë përshtypje nën urdhërat e Giunti duke grumbulluar nëntë gola në gjashtë paraqitje për Primavera, që do të thotë se ai shpesh ka stërvitur me ekipin e parë, përcjell ORAinfo.
Colombo bëri debutimin e tij për skuadrën e parë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Coppa Italia kundër Juventusit në fillim të këtij muaji.
La Gazzetta dello Sport raportoi se Colombo mund të thirrej më shpesh gjatë javëve të ardhshme sidomos duke pasur parasysh natyrën e jashtëzakonshme të orarit, dhe tani klubi ka konfirmuar se ai me të vërtetë ka arritur një marrëveshje të re deri në vitin 2024 për të qëndruar në Milan. /ORAinfo/