Zyrtare: Milan nënshkruan me talentin e ri

21:20 | 28 Shkurt 2020

Pasi bëri përshtypje në dy ndeshjet e fundit, Matteo Gabbia ka nënshkruar për zgjatje të kontratës me Milanin, duke e mbajtur atë në klub deri në vitin 2024.

I riu zëvendësoi Simon Kjaer në ndeshjen kundër Torinos, duke bërë debutimin e tij në ligë me kuqezinjtë.

Ndërsa performoi mirë, edhe Stefano Pioli i dha mundësinë që nga fillimi kundër Fiorentina.

Edhe pse në atë lojë ishte zëvendësuar nga Mateo Musacchio, ai edhe një herë vërtetoi që është mjaft i pjekur për lojë te skuadra e parë.

Duke marrë parasysh krizën e dëmtimit të Milanit me qendërmbrojtësit, lojërat e tij të mira nuk mund të kishin ardhur në një kohë më të mirë.

Klubi nga San Siros njoftoi në faqen e tyre zyrtare vetëm disa minuta më parë, përcjell ORAinfo.

Me fjalë të tjera, projekti i të rinjve vazhdon ndërsa Milani pret me padurim të ardhmen me disa perspektivë në skuadrën e tyre.

“Milan është i lumtur të njoftojë që Matteo Gabbia ka nënshkruar zgjatje të kontratës deri më 30 qershor 2024.

Matteo, i cili u rrit në Sektorin e Rinisë në Milano, po vazhdon historinë e tij me fanellën kuqezinjë”, thuhet në deklaratë. /ORAinfo/

Komento: