
Agjencia GR, ka konfirmuar që Henoc N’gbesso ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me AC Milan.
16-vjeçari, i cili vjen nga sistemi rinor i klubit, shprehu kënaqësinë e tij për marrëveshjen e re,përcjell ORAinfo.

“Jam shumë i nderuar dhe i lumtur që kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale me këtë klub. Unë do të jap çmos për të shpërblyer besimin “.
Sulmuesi do të luajë me ekipin Primavera të kuqezinjve derisa të jetë i gatshëm për ekipin e parë, duke marrë kështu kohën e duhur për të luajtur për të vazhduar zhvillimin e tij si lojtar. /ORAinfo/
