ZYRTARE: Milani konfirmon largimin e Stefano Piolit

15:36 | 24 Maj 2024

Milani ka konfirmuar zyrtarisht largimin e trajnerit Stefano Pioli, duke i dhënë fund periudhës së tij pesëvjeçare në skuadër.

Trajneri 58-vjeçar italian mori drejtimin e kuqezinjve në tetor 2019, pas ecurisë së shkurtër dhe zhgënjyese nën drejtimin e Marco Giampaolos, i cili humbi katër nga shtatë ndeshjet e tij të para në krye të klubit.

Pioli ndihmoi të rivendoste njëfarë stabiliteti te Milani dhe i udhëhoqi ata drejt Scudettos së tyre të parë në një dekadë në sezonin 2021/22, duke marrë më të mirën nga lojtarët si Rafael Leao, Theo Hernandez dhe Fikayo Tomori.

Ai gjithashtu e çoi klubin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2022/23, por tashmë kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.

Sipas një deklaratë të sotme, Milani dhe Pioli janë ndarë zyrtarisht, me trajnerin që largohet nga posti pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Salernitana më 25 maj.

“AC Milan dhe Stefano Pioli njoftojnë se Mister do të largohet pas përfundimit të sezonit aktual, pasi ka qenë në krye të Ekipit të parë që nga tetori 2019”.

“AC Milan falënderon nga zemra Stefano Pioli dhe gjithë stafin e tij për drejtimin e ekipit të parë gjatë pesë viteve të fundit, duke siguruar një titull të paharrueshëm të ligës dhe duke rivendosur praninë e vazhdueshme të Milanit në garen më të lartë evropian”, thuhet në njoftim.

Komento: