Zyrtare: Milani konfirmon se ka nënshkruar kontratë me këtë lojarë

10:35 | 02 Korrik 2022

Përveç rinovimit të Paolo Maldinit dhe Ricky Massara, si dhe nënshkrimit të Alessandro Florenzi, Milan tani ka njoftuar edhe rinovimin e Antonio Mirantes.

Portieri do të qëndrojë deri në vitin 2023.

Mirante iu bashkua Milanit në mes të sezonit për të mbuluar Mike Maignan i cili duhej të rikuperohej nga një dëmtim.

Ai nuk bëri asnjë paraqitje për kuqezinjtë sezonin e kaluar, por duke pasur parasysh përvojën e tij, menaxhmenti ka vendosur të zgjasë marrëveshjen e tij.

Këtë e ka bërë të ditur Milani vetëm pak minuta më parë, duke thënë se opsioni për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023 është ushtruar, përcjell ORAinfo.

Për klubin, Mirante është zgjedhja e tretë perfekte pasi ai është edhe i besueshëm dhe i lirë për ta.

“Milan mund të konfirmojë se opsioni për të vazhduar kontratën e Antonio Mirantes deri më 30 qershor 2023 është ushtruar”, thuhet në deklaratë.

Portieri do të jetë zgjedhja e tretë sezonin e ardhshëm edhe pas Mike Maignan dhe Ciprian Tatarusanu.
Ky i fundit bëri mirë kur u thirr sezonin e kaluar dhe mbetet për t’u parë nëse Mirante do të bëjë një paraqitje. Ndoshta në parasezon. /ORAinfo/

Komento: