18 vjeçari i Milanit, Raoul Bellanovës është transferuar të gjiganti francez, Bordeaux.
Kjo lëvizje është bërë zyrtare para pak çastesh në faqen zyrtare të Serie A, përcjell ORAinfo.
18-vjeçari është i destinuar të ketë një të ardhme të madhe dhe pasi që kontrata e tij e vjetër me Milanin ka skaduar këtë verë, ai ishte i lirë të bashkohet me një klub, pasi nuk ka pasur rinovim.
Megjithatë, Bellanova do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit në huazim të Milani, përpara se të bashkohet me ekipin e tij të ri në verë. /ORAinfo/