Zyrtare: Napoli shkarkon Gattuson dhe emëron ish trajnerin e Interit

11:37 | 27 Janar 2021

Napoli shkarkon Gattuson dhe emëron ish trajnerin e Interit.

Gennaru Gattuso është shumë pranë shkarkimit nga skuadra e Napolit dhe në vend të tij pritet të vijë ishi i Interit, Rafael Benitez i cili deri më tani ka qenë pjesë e skuadrës kineze të Dalian Pro, raporton kështu Corriere dello Sport.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka kontaktuar tashmë me spanjollin për mundësinë për të zëvëndësuar Gennaro Gattuson në Stadiumin Armando Maradona.

Gattuso mund të përballet me shkarkimin nga kjo skuadër këto javë në qoftë se ky i fundit dështon të fitojë dy ndeshjet e ardhshme në kalendar.

Rafa Benitez nuk do e kishte për herë të parë transferimin tek kjo skuadër pasi ishte nën drejtimin e saj gjatë viteve 2013 dhe 2015.

Komento: