Zyrtare: Pas ankesës së Juventus, merret vendimi, ky është Kampioni i Serie A 2005-2006

21:50 | 06 Maj 2019

Kolegji rrëzon Juven, ia akordon Interit titullin kampionin

Asnjë surprizë.

Kolegji i garancive ka vlerësuar si të papranueshëm apelimin e paraqitur nga Juventus, për të kërkuar rivënien në diskutim akordimin e trofeut të titullit kampion në Seria A për sezonin 2005-2006, që iu akordua Interit, si pasojë e dënimeve të Juventus dhe Milan për skandalin e Calciopoli.

Avokati i bardhezinjve, Luigi Chiappero kishte kërkuar rihapjen e çështjes, me qëllim zhvendosjen e çështjes te Gjykata Federale Kombëtare e FIGC.

Nga ana tjetër Kolegji ka konfirmuar vendimin e Tnas, organi i drejtësisë së asaj kohe, transmeton telesport.

Ky i fundit, në 2011 kishte vlerësuar që në atë moment papranueshmërinë e pretendimit, të vendosur nga Këshilli Federal. Trofeu ishte akorduar Interit nga komisari i jashtëzakonshëm i Federatës Guido Rossi.

Komento: