ZYRTARE: Për këtë skuadër do të luajë Muriqi

21:02 | 22 Korrik 2022

Vedat Muriqi, do të jetë lojtar i Mallorcas.

Tashmë edhe zyrtarisht, klubi i Mallorcas ka njoftuar për kompletimin e transferimit të Vedat Muriqit.

Reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar me Mallorcan, klub të i cili ishte i huazuar në gjysmë-sezonin e fundit
Klubi spanjoll bëri të ditur se Muriqi ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Muriqi regjistroi 17 paraqitje në total me skuadrën spanjolle në sezonin e fundit, teksa shënoi 5 gola e shtoi 3 asistime.

Klubi i Mallorcas njoftoi gjithashtu se 28-vjeçari ka kaluar ekzaminimet mjekësore, ka firmosur kontratën e re dhe i është bashkuar skuadrës në Fulpmes të Austrisë.

Komento: