
Legjenda e Italisë, Andrea Pirlo, është konfirmuar si trajneri i ri i Fatih Karagumruk.
Me nënshkrimin me skuadrën turke, 43-vjeçari po hedh hapin tjetër në karrierën e tij si trajner, pasi u la i lirë nga Juventusi në vitin 2021,përcjell ORAinfo.

Ai ka qenë i papunë që atëherë, por është gati të rikthehet në kampionat dhe do të kërkojë të përmirësohet në pozicionin e befasishëm të Karagumruk në vendin e tetë në sezonin 2021-22 të Super Ligës./ORAinfo/