ZYRTARE: PSG e shet yllin e madh

16:14 | 07 Gusht 2019

PSG, e ka shitur edhe një lojtar.

Paris Saint-Germain ka njoftuar shitjen përfundimtare e Kevin Trapp tek Eintracht Frankfurt.

Portieri gjerman rmosi kontratë deri në vitin 2024 me “Shqiponjat”, me të cilët sezonin e fundit luajti në huazim.

Për Trapp është një rikthim në shtëpi, pasi në vitin 2015 PSG e bleu pikërisht nga klubi gjerman portierin.

Me këtë lëvizje, PSG qartëson strategjinë në merkato: Duhet të blihet patjetër një portier.

Buffon dhe Trapp u larguan, ka mbetur vetëm Areola, i cili nuk konsiderohet si portier i parë dhe Leonardo është vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e portierit të Milani, Gianluigi Donnarumma.

Komento: