Zyrtare: PSG nënshkruan kontratë me yllin e madh

19:06 | 12 Mars 2021

Di Maria vazhdon kontratën me Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain dhe Angel Di Maria ka nënshkruar zgjatjen e kontratës edhe për një vit, me një mundësi edhe për një vit të dytë.

I ardhur në këtë klub në gusht të vitit 2015, 33-vjeçari ka bërë 248 paraqitje për PSG-në, duke shënuar 87 gola dhe duke bërë 99 asistime.

Ai ka pasur rol kryesor në suksesin e klubit gjatë sezoneve të fundit.

Argjentinasi ka fituar 16 trofe deri më tani për klubin, përfshirë katër tituj të Ligue 1.

Mesfushori është i dyti në histori të Paris Saint-Germain, me 99 asistime, katër më pak se Safet Susic që ka 103, përcjell Telegrafi.

Ai është gjithashtu shënuesi i tetë më i mirë me (87 gola) në historinë të klubit.

Lojtari i lindur në Rosario ka 104 ndeshje dhe ka shënuar 20 Kombëtaren e Argjentinës.

Komento: