ZYRTARE: Raphinha nënshkruan me Barcelonën

19:53 | 15 Korrik 2022

Barcelona ka konfirmuar nënshkrimin e Raphinhas nga Leeds United për një tarifë të pazbuluar.

Gjigantët katalanas njoftuan të mërkurën se kishin rënë dakord për një marrëveshje në parim dhe, pasi kishte kaluar testet mjekësore, Raphinha nënshkroi kontratën e tij me Barcelonën në një zbulim të premten pasdite, përcjell ORAinfo.

“Është një ëndërr e realizuar që kur isha fëmijë dhe për familjen time gjithashtu. Unë do të jap më të mirën time për të ndihmuar”, ka thënë tha Raphinha për bashkimin me Barçën./ORAinfo/

Komento: