Zyrtare: Real Madridi e blen yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Zyrtare: Real Madridi e blen yllin e madh

22:17 | 12 Qershor 2019

Duket se Real Madridi nuk e ka ndërmend të ndalet me transferime.

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht se e ka transferuar mbrojtësin e Lyonit, Ferland Mendy.

Mendy ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin, e cila do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor të vitit 2025.

Kjo është blerja e katërt e Real Madridit pas Eder Militaos, Luka Jovicit dhe Eden Hazardit në fillim të këtij afati kalimtar veror.

Gjiganti spanjoll njofton në uebsajtin e vet zyrtar se mbrojtësi i krahut të majtë do të prezantohet si lojtari më i ri i Real Madridit të mërkurën e ardhshme në stadiumin e klubit Santiago Bernabeu.

Reali do t’ia paguajë Lyonit 48 milionë euro plus pesë milionë të tjera bonuse për 24-vjeçarin.

Trajneri Zinedine Zidane e ka kërkuar Mendyn në skuadër për të garuar me brazilianin Marcelo për një vend në krahun e majtë, pasi francezi pati një sezon fantastik në Ligë 1.

Mendy i regjistroi 44 paraqitje me Lyonin në të gjitha garat në sezonin që lamë pas.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!