Roberto Martinez është trajneri i ri i Kombëtares së Portugalisë.
Përzgjedhësi i ri i Kombëtares portugeze u prezantua këtë të hënë, në Cidade do Futebol.
Martinez do të zëvendësoj Fernando Santosin, i cili u largua pas Kupës së Botës “Katar 2022”.
Trajneri spanjoll në Katar e udhëhoqi Belgjikën. 49-vjeçari gjithashtu ka drejtuar skuadrat angleze; Everton, Wigan Athletic dhe Swansea City.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, jam i kënaqur që jam në gjendje të përfaqësoj një nga ekipet më të talentuara në botë, projektin që doja. E kuptoj që pritshmëritë dhe synimet janë të mëdha, por gjithashtu e kuptoj që ka një grup të madh njerëzish që punojnë për të përmbushur qëllimet tona”, tha Martinez pas prezantimit.
“Gjëja e rëndësishme është që ne jemi një ekip shumë konkurrues. Kur mendoj për karrierën time ndërkombëtare, në gjashtë vjet e gjysmë ne ishim të pamposhtur në 28 ndeshje për turnetë e mëdhenj. Është një mënyrë për ta bërë ekipin konkurrues. Portugalia duhet gjithmonë të kesh vullnet për të fituar gjithçka dhe për këtë duhet të jesh një ekip modern, me fleksibilitet taktik. Të luash me tre ose katër mbrojtës varet nga lojtarët dhe do të jetë detyra ime dhe e stafit stërvitor që të marr më së shumti nga çdo lojtar. Fleksibiliteti taktik është shumë i rëndësishëm. Nëse do të luajmë në tranzicion, duhet të jemi të strukturuar mirë jashtë topit dhe të tregojmë talentin tonë me top. Ne duhet të kontrollojmë lojërat. Ky fleksibilitet taktik do të varet për lojtarët”, shtoi ai.
“Struktura e ekipit teknik është e qartë. Pas shtatë vitesh në futbollin botëror e di saktësisht se çfarë duhet, do ta finalizojmë në ditët e ardhshme, por do të doja të kisha një asistent portugez, i cili ka qenë lojtar i kombëtares dhe ka një karrierë ndërkombëtare. Besoj se do të ishte shumë e rëndësishme të përshpejtojmë të kuptuarit tonë për futbollin portugez”, deklaroi Martinez