
Gjigantët italianë të Serie A, Roma kanë përfunduar nënshkrimin e Jordan Veretout nga Fiorentina.
Mesfushori i kualifikuar është bashkuar me klubin me qendër në Romë, me një kredi të gjatë sezonale.
Giallorossët transferimin e zyrtarizuan përmes faës së tyre të internetit, përcjell ORAinfo.
Roma do të paguajë një taksë prej 1 milion euro për 26-vjeçarin këtë sezon, por do të duhet të paguajë 16 milionë euro më shumë për të bërë transferimin e përhershëm.
Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu 2 milionë euro shtesë.
Te Fiorentina lojtari kishte 75 paraqitje gjatë dy sezoneve të fundit dhe shënoi 15 gola.
Ndërsa duke folur në faqen zyrtare të klubit, Verteout shprehu kënaqësinë e tij për t’u bashkuar me klubin e ri.
“Unë jam shumë i lumtur të luaj në këtë klub të madh, me lojtarë të mëdhenj”, tha Jordan.
“Do të kem mundësinë të ndaj këtë eksperiencë me shokë të shkëlqyeshëm”, tha ai. /ORAinfo/
