Roma e ka prezantuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit norvegjez si transfer të lirë, Ola Solbakken
24 vjeçari u bë i njohur u bë i njohur sezonin e kaluar duke shënuar tre gola në Ligën e Konferencave kundër Giallorossi, duke joshur disa klube në Europë. Solbakken përfundoi sezonin me 11 gola dhe 11 asiste në 32 ndeshje në të gjitha ndeshjet për Bodo/Glimt, duke u ngritur në karrierë.
Siç ka lajmëruar Roma, Solbakken ka nënshkruar një kontratë katër vite e gjysmë me klubin romak që do ta lërë atë në kryeqytetin romak deri në qershor të vitit 2027. Ai do të vesh numrin 18 të Giallorossi.
Solbaken ka shprehur lumturinë e tij me këtë kalim në kryeqytetin italian, duke nënvizuar dëshirën e tij që t’i bashkohet Romës.
“U përpoqa shumë që ta bëjë dëshirën time realitet. Dëshiroja që ëndrra të më bëhet realitet dhe në fund ajo është bërë”.
“Roma me ka pëlqyer menjëherë, besoj shumë në këtë projekt dhe planet e klubit dhe dëshiroj të jem pjesë e tij. Erdha këtu të mësoj dhe të përmirësohem, por po ashtu të tregoj çfarë mund të bëjë. Tifozët e Romës janë më të mirët që kam parë ndonjëherë dhe mezi pres të luaj për ta”.