ZYRTARE: Sanches firmosë për gjigantin e madh

22:27 | 23 Gusht 2019

Renato Sanches, ka gjetur skuadër të re.

Renato Sanches ka kompletuar transferimin nga Bayern Munich te skuadra franceze, Lille.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Bayern Munich, në Twitter.
Mesfushori portugez që ka fituar dy tituj të Bundsligës me Bayern Munich, largohet nga ‘Alianz Arena’, për një aventurë të re në kampionatin francez.

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar se Sanches ka kërkuar largimin sepse dëshironte t’i bashkohej një klubi ku do të luante rregullisht.

Kujtojmë se Sanches te Bayern Munich është transferuar në kohën e Carlo Ancelottit, në vitin 2016 nga Benfica.

Komento: