Tashmë zyrtarisht, Barcelona e ka shkarkuar Quique Setienin.
Tashmë është zyrtare. Barcelona e ka shkarkuar trajneri, Quique Setién, vendim që erdhi pas humbjes turpëruese në Ligën e Kampionëve 8-2 nga Bayern Munich.
Quique Setien më nuk është trajner i Barcelonës.
Klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar se kanë ndarë rrugët me Setienin, i shumë kritikuari pas humbjes turpëruese 8-2 nga Bayern Munich në Champions League.
Barça i ka uruar fat Setienin duke e falënderuar për muajt sa ishte në stolin e katalunasve.
Ai erdhi në Barcelonë në janar pas shkarkimit të Ernesto Valverdes dhe që në fillim, nuk arriti të ndryshojë diçka në skuadrën e Barcelonës dhe në fund u desh të lirojë vendin për dikë tjetër.
Raportohet se Ronald Koeman pritet të marrë drejtimin e Barçës.