Pas disfatës ndaj Portos, Roma ka shkarkuar Di Francescon.
Skuadra e Romës ka ndarë rrugët me trajnerin Eusebio Di Francesco.
Kryeqytetasit e Italisë gëzonin një avantazh 2:1 para ndeshjes kthyese që u luajt dje kundër Portos, ku portugezët triumfuan 3:1 për të kaluar tutje.
Kjo fitore doli të jetë fatale për trajnerin Eusebio Di Francesco, i cili edhe në Serie A nuk kishte gëzuar rezultate shumë të mira.
Skuadra e Romës këtë mbrëmje ka konfirmuar se kanë shkarkuar trajnerin Di Francesco, transmeton lajmi.net.
Në 87 ndeshje, ai ka fituar 46 kurse ka barazuar 18 dhe ka regjistruar 23 humbje. Skuadra e Romës po synon që Ranieri të jetë zëvendësuesi i Di Francescos.