Zyrtare: Skuadra e njohur angleze shkarkon trajnerin

20:47 | 05 Dhjetor 2019

Skuadra e Evertonit e ka shkarkuar trajnerin e saj.

Everton dhe Marco Sila kanë ndarë rrugët.

Vala e shkarkimeve e ka kapur edhe trajnerin e Everton, Marco Silva, i cili këtë mbrëmje ndanë rrugët me skuadrën nga qyteti i Liverpulit, shkruan lajmi.

Skuadra e Everton ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin portugez Silva, pas rezultateve negative të skuadrës.

Nuk dihet akoma se kush do ta zëvendësojë strategun portugez, i cili pritej me shumë bujë, por nuk regjistroi rezultatet e pritura.

Shkarkimi i Silva vjen pikërisht para ndeshjes që Everton e luan me Chelsea, dhe pas humbjes së pësuar nga rivali lokal Liverpool.

Komento: