
Brentford, ka përfunduar nënshkrimin e portierit shqiptar, Thomas Strakosha në një marrëveshje trevjeçare me opsion për 12 muaj të tjerë.
27-vjeçari bashkohet si lojtar i lirë pas largimit nga Lazio, ku bëri 208 paraqitje në të gjitha garat pas diplomimit në akademinë e klubit, përcjell ORAinfo.

Strakosha kishte qenë në bisedime me Manchester Unitedin teksa Djajtë e Kuq kërkojnë të zëvendësojnë Dean Henderson, i cili i është bashkuar Nottingham Forestit në formë huazimi, por ai ka zgjedhur ta shansojë krahun e tij në Premier League me Brentford ku do të konkurrojë me portierin spanjoll David Raya për fanellën numër një./ORAinfo/