ZYRTARE: Sulmesi i Kosovës përjashtohet nga ekipi i tij

17:24 | 18 Mars 2019

Sulmuesi i Kosovës ka mbetur pa ekip.

Donis Avdijaj i ka ndarë rrugët me klubin e tij Willem II, pas probleme disiplinore që nisen pak muaj pas transferimit të tij nga Schalke verën e kaluar.

Willem ka njoftuar në uebsajtin e vet zyrtar se klubi dhe kosovari 22-vjeçari janë pajtuar për ta ndërprerë kontratën me efekt të menjëhershëm, raporton express.

Avdijaj u transferua nga Schalke te Willem II në ligën holandeze Eredivise si lojtar i lirë, dhe pati një fillim mbresëlënës por jetëshkurtër.

Anësori kosovar i regjistroi tetë gola dhe gjashtë asiste në 19 paraqitje për klubin në ligë, por nuk luajti më prej dhjetorit, për shkak se u pezulluar për çështje disiplinore.

Para krishtlindjes, Avdijaj ishte pezulluar bashkë me shokët e skuadrës së tij për ndeshjen ndaj Emmen, sepse kishte dalë nga hoteli për të shëtitur pa kërkuar leje fillimisht.

Që nga ajo ditë, Avdijaj nuk ka luajtur më futboll, dhe si pasojë e ka humbur edhe vendin në Kombëtaren e Kosovës.

Bernard Challandes nuk e ftoi 22-vjeçarin e lindur në Gjermani për dy ndeshjet e marsit, miqësoren kundër Danimarkës dhe ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020, kundër Bullgarisë.

Avdijaj tani duhet të gjejë klub të ri për ta vazhduar karrierën.

Komento: