Zyrtare: Super-lojtari i Chelseas zbulon skuadrën e re

23:21 | 05 Gusht 2019

Ish-lojtari i Chelseas është bërë me skuadër të re.

Crystal Palace ka konfirmuar që nënshkrimi i Gary Cahill pas largimit të tij nga Chelsea në fillim të verës.

33 vjeçari është larguar nga Blutë pas shtatë sezoneve me klubin, pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe dy tituj të Premier Ligës, dy Europa Liga, dy FA Cup dhe një Kupë të Ligës me këtë klub.

Ai i është bashkuar në parametra zero skuadrës tjetër londineze.

Në këtë vendim të tij ka ndikuar Roy Hodgson, me të cilin ai kishte punuar gjatë kohës sa ishte trajner i Anglisë.

Komento: