Zyrtare: Sylvinho largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë

11:46 | 19 Maj 2026

Aventura e trajnerit brazilian Sylvinho te Kombëtarja e Shqipërisë ka përfunduar pas tre viteve e gjysmë në stolin kuqezi.

Trajneri brazilian ka marrë drejtimin e Kuqezinjve në fillim të vitit 2023, dhe ka drejtuar Shqipërinë në 34 ndeshje deri më tani.

Arritja më e madhe e Sylvinhos te Kombëtarja shqiptare është dërgimi i në Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Pas tre viteve e gjysmë qëndrim në Tiranë, Sylvinho largohet në fund të kontratës dhe vendin e tij do ta zë trajneri italian Rolando Maran.

“Mbyllëm një cikël me Sylvinhon dhe stafin e tij, e falënderojmë për kontributin e tij në Kombëtare. Bashkë kemi kaluar një periudhë shumë të rëndësishme, me emocione, kemi qeshur dhe kemi qarë. Në futboll konsiderohet normale mbyllja e një cikli, ndahemi me konsensus”, tha Duka.

Komento: