ZYRTARE: Tare e sjellë talentin shqiptar te Lazio

23:20 | 20 Korrik 2019

Në ekipin e Lazios do të luajë edhe një shqiptar.

Ekipi i Lazios ka nënshkruar me futbollistin e ri Florian Shehun. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti në llogarinë e tij në Instagram. Në foto, Shehu, shihet me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare.

“Jam i lumtur që kam nënshkruar me Lazion një kontratë tre vjeçare, falënderoj drejtorin sportiv Igli Tare, agjentët e mi dhe familjen time. Forza Lazio”, ka shkruar Shehu në llogarinë e tij në Instagram.

Ndryshe Shehu deri tani ka mbrojtur ngjyrat e Levantes, ndërsa do të luaj për të rinjtë e Lazios.

Komento: