Zyrtarë të MDIS-it, vizitojnë bizneset e diasporës në Kosovë

16:17 | 26 Shtator 2019

Zyrtarë nga MDIS-i, gjegjësisht nga Departamenti për Hulumtim dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës, kanë zhvilluar vizita në disa prej bizneseve të diasporës që kanë investuar në Kosovë, me theks të veçantë atyre prodhuese.

Stafi i DHPID i udhëhequr nga drejtoresha, znj. Shqipe Krasniqi, kanë vizituar “Stone Castel” dhe “Kosova Wine” me seli qendrore në Rahovec.

Ata janë takuar me pronarin e “Stone Castel”, Rrustem Gecin, dhe pronarin e “Kosova Wine” Fatmir Shehu, të dy mërgimtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vendosën që të investojnë në Kosovë dhe të punësojnë qindra të rinj nga Kosova.

Zyrtarët e MDIS-it, i kanë inkurajuar ata për punën që kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë dhe gjithashtu janë zotuar për krijim të lehtësirave edhe më shumë.

Shqetësimet e të dy kompanive ishin rreth politikave fiskale, gjë për të cilën edhe kanë kërkuar ndihmë nga MDIS-i.

MDIS e vlerëson lartë sektorin e verarisë, sepse përpos tjerash vera është produkt që e prezanton edhe shtetin e Kosovës.

Komento: