ZYRTARE: Tërhiqet kombëtarja e parë nga kualifikimet e Kupës së Botës

12:53 | 16 Maj 2021

Më herët gjatë mëngjesit, Konfederata Aziatike e Futbollit ka bërë të ditur se Kombëtarja e Koresë së Veriut ka marrë vendim që të tërhiqet nga kualifikimet për “Katar 2022” dhe nga Kupa e Azisë që do mbahet në Kinë me 2023.

Arsyeja është ende e paditur, por Konfederata Aziatike e Futbollit ka bërë të ditur që tani organet e FIFA-së e kanë në dorë rastin ku do të shpalosen më tej detaje të tjera.

Korea Veriore ishte në grup me Turkmenistanin, Libanin dhe Sri Lankën.

Komento: