Zyrtare: UEFA dënon Dakun me dy ndeshje

16:17 | 23 June 2024

Shqipëria do të jetë me një lojtar më pak në takimin ndaj Spanjës, kjo pasi Mirlind Daku është dënuar me dy ndeshje moslojë.

Dënimi për sulmuesin nga Gjilani erdhi, pasi pas ndeshjes me Kroacinë më 19 qershor kishte ofenduar serbët dhe maqedonët, shkruan Gazeta Express.

Lajmin për dënimin e tij e ka konfirmuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

“Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku. Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Daku luajti vetëm 10 minuta në “EURO 2024”, ato ndaj Kroacisë.

Komento: