UEFA ka denuar Sergio Ramosin.
UEFA ka marrë vendimin e saj për qendër mbrojtësin e Real Madrid, Sergio Ramos.
Sergio Ramos do t’i mungojë skuadrës së Real Madrid për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kampionëve.
‘Los Blancos’ do të luajnë kundër Ajax Amsterdam pa kapitenin e skuadrës, pasi UEFA ka vendosur ta dënojë atë, transmeton lajmi.net.
Këtë dënim lojtari do ta vuaj pasi u ndëshkua qëllimisht me kartonin e verdhë, në ndeshjen e parë kundër Ajax.
Kështu, në rast se Real Madrid kualifikohet në fazën çerekfinale, Ramos nuk do të ketë mundësi të paraqitet në ndeshjen e parë të asaj faze.