Zyrtare: UEFA jep lajmin fantastik për Kosovën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zyrtare: UEFA jep lajmin fantastik për Kosovën

22:40 | 30 Maj 2019

Kosova me tri klube ne Evropë.

Konfirmohet nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, se Kosova tani e tutje do të ketë tri skuadra në garat ndërkombëtare.

Vendimi do të hyjë në fuqi që nga edicioni i ardhshëm 2020/2021.

“Një tjetër lajm i mirë nga mbledhja e KE të UEFA-s është edhe miratimi i sistemit për garat e klubeve për edicionin 2020/21 në Evropë, ku Kosova do të përfaqësohet me një klub në Ligën e Kampionëve dhe dy klube në Ligën e Evropës, gjë e cila iu kishte premtuar drejtuesve të FFK-së në takimin e mbajtur në Budapest”, thuhet në njoftimin e FFK-së përcjellë Klan Kosova.

Ndryshe dje presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin u bëri thirrje shteteve që nuk e njohin Kosovën, me përjashtim të Serbisë e Bosnjë e Hercegovinës, që të luajnë dhe ta pranojnë me të drejta të barabarta kombëtaren e Kosovës në shtetet e tyre.

Komento: