Zyrtare: Ylli brazilian transferohet në Milan

15:52 | 03 January 2019

Lucas Paqueta zyrtarisht është një lojtar i Milanit, pasi klubi ka depozituar kontratën e tij në Serie A.

Transferimi i brazilianit nga Flamengo në San Siro ka qenë i njohur që një kohë, me një marrëveshje prej 35 milionë, përcjell ORAinfo.

Sot, Rossonerët kanë depozituar kontratën e tij me Serie A, që do të thotë se ai tani zyrtarisht ka të drejtë të luajë për ta.

Paqueta mund të bëjë debutimin e tij në Supercoppa Italiana kundër Juventusit, i cili do të mbahet në Arabinë Suadi më 16 janar. /ORAinfo/

Komento: