Mesfushori francez, Blaise Matuidi sot i ka ndarë rrugët me kampionin e Italisë, Juventusin.
Pas një qendrimi prej tre vitesh në “Torino”, Matuidi largohet nga “Zonja e Vjetër”, për një aventurë të re.
Juventusi e ka falenderuar ish-futbollistin e tyre për kontributinë e dhënë për klubin gjatë këtyre viteve përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Twiiter”.
“Mesfushori francez pritet të largohet nga Juventus pas tri viteve ku ka fituar pesë trofe me klubin”, thuhet në deklaratën e klubit.
“Me ngjyrat tona në kurriz ai ka luajtur me zemër dhe ka dhënë maksimumin për çdo ndeshje: duke bërë presion të kundërshtarët, ka vrapuar shumë dhe ka dhënë shumë për skuadrën”, thuhet tutje në deklaratë.