Vincent Kompany duket se së shpejti do të largohet nga skuadra.
Qendër mbrojtësi belg që ka bartur shiritin e kapitenit tek Manchester City do ta lë skuadrën pas 11 viteve qëndrim.
Këtë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e ‘Citizens’, pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku kapiteni pati fatin të gëzonte triumfin në tripletën angleze, transmeton lajmi.
Kompany ka regjistruar 360 ndeshje në karrierën e tij me ‘Citizens’, që nga transferimi i tij nga Bundesliga.
Me siguri se goli i tij i fundit me skuadrën do të jetë ai që do të mbahet mend gjithmonë, pasi ishte më i bukuri dhe pati rëndësinë më të madhe.
Goli ndaj Leicester ishte ai që i mundësoi skuadrës së Guardiolas të mbante epërsinë me Liverpool, që në fund doli të ketë vlerën e titullit të kampionit.