ZYRTARE:Inter nënshkruan me “Pogba” e ri

19:19 | 05 Korrik 2019

Interi ka nënshkruar zyrtarisht mesfushorin, Lucien Agoume nga Sochaux .

Një deklaratë në faqen zyrtare të Interit konfirmon se Agoume ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin, përcjell ORAinfo.

Nerazzurrët kanë paguar një rekord prej 4.5 milionë euro plus bonuse për 17-vjeçarin.

Ai tërhoqi vëmendjen e Barcelonës dhe Manchester Cityn, pasi ai shpërtheu për Sochaux në Ligue 2 sezonin e kaluar, duke bërë 16 paraqitje në të gjitha garat.

Francezi 17-vjeçar gjithashtu është krahasuar me Paul Pogba për stilin e tij të lojës dhe tendencën për të ecur përpara./ORAinfo/

Komento: