Zyrtarët diplomatikë në Bruksel bëjnë thirrje për shtensionim të situatës në veri dhe vazhdim të dialogut

17:21 | 17 December 2022

“Nuk ka më kohë për të humbur”, zyrtarët diplomatikë në Bruksel bëjnë thirrje për shtensionim të situatës në veri dhe vazhdim të dialogut.

Anëtarët e Bashkimit Evropian kanë kërkuar zgjidhje urgjente për uljen e tensioneve në veri të Mitrovicës, si dhe vazhdimin e menjëhershëm të dialogut Prishtinë-Beograd bazuar në “Propozimin e BE-së”, për normalizim të marrëdhënieve.

Siç i thanë agjencisë Beta zyrtarët diplomatikë në Bruksel, BE-ja, anëtarët dhe ndërmjetësuesit e saj në dialog, si dhe partnerët amerikanë besojnë se duhet të bëhet një përparim drejt zgjidhjes së situatës së Kosovë, sepse “nuk ka më kohë”, ndër të tjera edhe për shkak të “përhapjes së ndikimit të luftës së Ukrainës dhe në Ballkan, ku Rusia është dukshëm aktive”.

Beogradi dhe Prishtina, siç u tha, duhet të kenë parasysh se përshkallëzimi dhe dhuna e re do të pengonin dialogun dhe do të çonin në përjashtimin e fajtorëve nga procesi i anëtarësimit në BE.

Siç thonë ata tani për tani është e vështirë të imagjinohet se një takim midis Vuçiqit dhe Kurtit si pjesë e dialogut mund të ndodhë para gjysmës së dytë të janarit, “përveç nëse e kërkon një situatë e re e rrezikshme.

Aktualisht situata në Veri të Kosovës vazhdon të jetë e qentë, por kjo pjesë e vendit ka mbetur e bllokuar tash e një javë si pasojë e barrikadave që janë vendosur nga serbët lokalë.

Komento: