
Ka kaluar mocioni i LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani, njëherit nënkryetare e LDK-së ishte kundër rrëzimit të qeverisë Kurti me mocionin e inicuar nga partia e saj, LDK.
E ky veprim i saj publik si duket i ka pëlqyer Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.
Kjo pasi edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka shpërndarë në Facebookun e saj një fotografi së bashku me Osmanin.
“Me sinqeritet deri n’fund.”, ka shkruar Kollçaku.
