Zyrtari amerikan nesër në Kosovë për taksën

19:38 | 08 March 2019

Zyrtari i lartë amerikan nesër takon bashkërisht liderët kosovarë.

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale, gjatë ditës së nesërme do ta vizitojë Kosovën, pas vizitës që sot realizoi në Beograd.

Klan Kosova mëson se Hale në orët e hershme të mëngjesit do të ketë një takim të përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me Kryekuvendarin Kadri Veseli.

Takimi do të mbahet në rezidencën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtuesi i këtij institucioni, Philip Kosnett.

Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “më pas më 9 mars në Prishtinë, ai do të takojë udhëheqësit e lartë të Kosovës për të nënvizuar mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për të kërkuar masa për të arritur një zgjidhje”.

Në këtë takim thuhet se do të diskutohet edhe për pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Komento: