Kandidati për të qenë ambasador i ShBA-ve në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se është i vetëdijshëm për presionin rus mbi serbët.
Ai u shprehë se ShBA-të, përkrahin Serbinë për integrimin në BE.
“Ne mbështesim integrimin e saj në BE. Serbia është në një pikë kthese dhe liderët duhet të zbatojnë reformat në mënyrë që vendi të shkojë drejt BE-së “, tha Godfrey për ‘Zërin e Amerikës’.
“Ne po punojmë në Beograd, Prishtinë, Uashington dhe Bruksel për të gjetur një mënyrë që Serbia dhe Kosova të gjejnë një zgjidhje, të largohen nga hapat kundërproduktiv që të dy palët po përdorin.”, u shprehë ai.
Godfrey tha se po punon që të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë, Malin e Zi dhe Kroacinë por do të vazhdojë presionin ndaj qeverisë serbe për përfundimin e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999.
Anthony Godfrey aktualisht po shërben si Zëvendës Ambasadori i SHBA në Moskë, me gati 40 vjet shërbim në Marinën dhe diplomacinë e SH.B.A por që së shpejti do të bëhet ambasador në Serbi.