Zyrtari amerikan vizitë në Shqipëri dhe Kosovë, takohet me Edi Ramën dhe Vjosa Osmanin

16:33 | 18 Mars 2024
zyrtari-amerikan-vizite-ne-shqiperi-dhe-kosove,-takohet-me-edi-ramen-dhe-vjosa-osmanin

Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të udhëtojë në Tiranë nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimit të ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimin e institucioneve të forta.

Lajmin e bën të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nga data 20-22 mars, ndihmëssekretari Robinson do të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Komento: