Zyrtari i AAK-së: Kush refuzon planin franko – gjerman përfundon si Millosheviqi

17:17 | 25 Janar 2023

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për siç ka thënë ai qasjen e dobët ndaj versionit franko – gjerman.

Sipas tij qasja e Qeverisë ndaj këtij propozimi është e mjegullt, e paqartë dhe jo transparente.

Ai ka përmendur këtu edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili sipas Nitajt ka refuzuar çdo propozim e plan amerikan deri në bombardimet e NATO-s.

Reagimi i plotë:

Ajo që është e sigurt është se pala refuzuese, ofertën e radhës do ta ketë shumë më të keqe se sa propozimin e tashëm.

Kështu i ka pas ndodhur edhe Millosheviqit në vitet 1998-1999.

I ka pas refuzuar krejt propozimet amerikane deri në fushatën e bombardimeve.

Për këtë të fundit nuk e kanë pas pyetur Millosheviqin!

Komento: