Zyrtari i DASH takohet me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane, flasin për zgjerimin e tregtisë Kosovë-SHBA

12:56 | 09 Dhjetor 2025
Zyrtari i DASH takohet me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane, flasin për zgjerimin e tregtisë Kosovë-SHBA

Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë u takuan me Lyn Debevoise, Zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Debevoise shprehu interesimin për të dëgjuar drejtpërdrejt nga bizneset që veprojnë në Kosovë, tha Oda Ekonomike Amerikane në një njoftim.

“Diskutimi u fokusua në diplomacinë tregtare dhe mundësitë e reja për zgjerimin e tregtisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, duke theksuar potencialin në rritje të tregut tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e lidhjeve ekonomike dypalëshe”.

Komento: