Zyrtari i Gjykatës në Prishtinë mori 20 euro ryshfet, ja çfarë ndodhi me të

10:21 | 22 February 2019

Një zyrtar i Gjykatës në Prishtinë është kapur nga Policia e Kosovës.

Pasditen e djeshme, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kapi një person në Podujevë, i cili dyshohet se ka marrë ryshfet dhe ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

B.Rr., punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas policisë, u arrestua pasi mori 20 euro ryshfet nga nja person për t’i ndihmuar për një lëndë gjyqësore.

“Është kapur një zyrtar i Gjykatës pasi që i njëjti kishte marr ryshfet 20 euro nga viktima mashkull K-Shqiptar për të kryer një punë në gjykatë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton e sotëm të policisë.

Pas pranimit të Informatës në fjalë dhe verifikimeve profesionale, Policia e Kosovës (NJRHKEK – Prishtinë) kishte ndërmarr veprime të menjëhershme duke përfshirë edhe aplikimin e metodave të sofistikuara teknike të hetimit, dhe kanë arritur që të dyshuarin ta arrestojnë në flagrancë.

Zyrtari i Gjykatës do të ndiqet sipas Kodit Penal, respektivisht për Veprat Penale të Korrupsionit si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së.

Komento: