Zyrtari i lartë i BE-së kërkon që taksa të pezullohet urgjentisht

13:13 | 06 Mars 2019

Taksa të pezullohet urgjentisht, Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë momentumin për marrëveshje.

Kështu ka thënë drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson, i cili ka ka përsëritur sot kërkesën e Komisionit Evropian që Prishtina të heqë taksën ndaj produkteve serbe.

Ai ka thënë se për veprimet që po e pengojnë vazhdimin e procesit do të kenë pasoja të dëmshme.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, është takuar sot me drejtorin gjeneral për Politikë të Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Christian Danielsson, shkruan Gazeta Express.

Në këtë takim është diskutuar për rrugën e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, derisa Danielsson ka thënë se i gjithë rajonit duhet të përfitojë nga momentumi i krijuar, pasi, sipas tij, përbërja aktuale e institucioneve të BE-së është shumë e hapur ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket qëndrimit të Qeverisë së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe, Danielson ka thënë se Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Prishtinës në mënyrë urgjente dhe shumë të qartë për ta pezulluar taksën, shkruan “Novosti”, transmeton Gazeta Express.

Danielsson ka thënë se për të gjitha ato veprime që po e pengojnë vazhdimin e procesit, do të ketë pasoja.

Megjithatë, në Kosovë ka polarizim të skajshëm sa i përket taksës. Në njërën anë kryeministri Haradinaj që nuk e heq taksën pa një marrëveshje ku Serbia e njeh Kosovën si shtet dhe në anën tjetër partneri më i madh i koalicionit dhe njëra nga partitë më të mëdha opozitare kërkojnë që taksa të pezullohet pas thirrjeve dhe presionit të SHBA-së.

Komento: